Lajme

Krim brenda familjes në Tiranë, dy viktima dhe dy të plagosur

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur ditën e sotme tek Kthesa e Kamzës.

Raportohet se ish-dhëndri i familjes Ramazan Kutra, i njohur si Dan Kutra, ka hyrë në banesën e familjes së bashkëshortes dhe ka qëlluar me breshëri, ndaj të gjithë personave që kanë qenë të pranishëm në banesë.

Dyshohet për 2 viktima mes të cilëve një grua. Gjithashtu dyshohet se si pasojë e krimit kanë mbetur edhe 2 persona të plagosur.

Autori i krimit, Ramazan Kutra është larguar me makinën tip “C Class” ngjyrë e zezë.

Janë ngritur disa postblloqe për të vendosur kontroll të rreptë të makinave në këtë zonë me qëllim kapjen autorin e krimit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close