Categories Lajme

Krimi makabër në Itali/ Kunati i Taulant Malajt: Ai vidhte në shtëpi, shiste telefonin, merrte kartën e bankës. Luante bixhoz

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga tragjedia e ndodhur në familjen shqiptare në Itali.

Në një intervistë për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24 të moderatores Evis Ahmeti Tefta Malaj, tha se burri i saj e kishte ngacmuar seksualisht vajzën.

Ndërkohë vëllai i Tefta Malaj në emisionin “Me Zemër të Hapur” u shpreh se nuk ishin në dijeni për këto detaje.

Ai tregoi se rreth një javë para ngjarjes, kanë pasur një debat të fortë në familje, motra e tij Tefta me bashkëshortin Taulantin, për 16 vjeçaren pasi kishte dalë me shoqet.

“Atë që ka thënë motra di edhe unë. Sot e kemi marrë vesh dhe kemi ngelur të shokuar. E dimë që ka vendosur kamera, por nuk e dimë që ishte për këtë arsye. Sot e kemi marrë vesh këtë gjë. Të shtunën në mëngjes na ka marrë në telefon, kemi folur normalisht. Ka folur me mamin. Nuk kishte ndonjë gjë për të dyshuar.”, ka thënë ai.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Kur e keni takuar për herë të fundit fizikisht Xhesikën?

Vëllai i Tefta Malaj: Kam gati tre apo pesë vite pa e takuar. Qëlloi se ishte pandemia. Me mbesën kam folur shpesh herë , nuk kisha vënë re diçka. Ishte edhe tip i mbyllur shumë. Me Taulantin kam folur, mund të kishim gati 1 muaj pa folur. Na thoshte bëhet xheloze për çupën, përse doli vonë, zihej me Teftën. Por ne nuk e kuptonim sepse nuk dinim gjë. Tefta thonte se bëhej xheloz për vajzën, zihej me Teftën, do ta ther thoshte, këtë javë e ka bërë i ka thënë do ta ther se ka dalë vonë. I ishte shprehur Teftës, na e tha këtë gati një javë përpara ngjarjes. Njëherë i ka thënë e zura në dhomë me italianin, ata kanë qenë në gjumë dhe kamerat e vërtetojnë. Nuk di çfarë të them.

Pyetje: Pretendimet kanë qenë se me dikë ka folur?

Vëllai i Tefta Malaj: Po sepse Tefta na ka thënë se e bënte me dorë, ja çfarë i bëra. Kur të dalin kamerat do t’i shihni të gjitha. Si do ta merrte Tefta ta fuste në shtëpi këtë? Një baba t’i bëjë këto gjëra, nuk e di.

Pyetje: Taulanti në lidhje me tradhti me bashkëshortore nuk jua ka shprehur?

Vëllai i Tefta Malaj: Jo asnjëri. Ai ia ka shprehur Teftës dhe jo neve. Ai vidhte në shtëpi, shiste telefonin, merrte kartën e bankës, në për këtë arsye e dinim se i kishte vënë kamerat. Luante bixhoz, ku e dimë ne se çfarë mund të ketë bërë më.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME