Categories Lajme

Krimi në Itali/ Avokatët e Taulant Malaj: Kishte djallin në kokë, po ndërgjegjësohet për atë që ka ndodhur

Shqiptari Taulant Malaj që vrau vajzën e tij dhe fqinjin italian pas një krize xhelozie është shkrehur në lot gjatë rimarrjes së dëshmisë dhe komunikimit të masës arrest me burg nga autoritetet italiane. Avokatët Michele Maiellaro dhe Giacomo Lattanzio folën për mediat duke thënë se teksa koha kalon autori bëhet më i vetëdijshëm për krimin që ka kryer dhe gjestet ekstreme, madje ai nuk ishte i vetëdijshëm se kishte vrarë vajzën e tij.

“Sa më shumë kalon koha, aq më shumë ai fillon të ndërgjegjësohet për atë që ka ndodhur. Ai kishte djallin në kokë “, thonë avokatët të cilët do të vlerësojnë nëse do të kërkojnë ose jo një raport psikiatrik. Hetimet e thelluara do të jenë thelbësore”, thonë ata.

“Pasditen e së dielës ai rrëfeu vrasjen e dyfishtë dhe më pas ka ngrirë në gjendje shoku. Sot në mëngjes ka dashur të bëjë të tjera deklarata por ai kishte një krisje psikologjike dhe qante i dëshpëruar për vajzën e tij”. thonë avokatët Maiellaro dhe Lattanzio.

Nuk i përballonte dot pyetjet se ishte shumë, shumë i rënduar. Po ndërgjegjësohet dalëngadalë për dramën dhe tragjedinë që ka ndodhur. Kur kanë kërkuar të merren në pyetje, ka nënvizuar se ka konfirmuar deklaratat e bëra në prokurori. Pastaj, kur filloi të shprehte dhimbjen e tij, u ngec në një gjendje shoku dhe nuk mund të vazhdonte më.

Avokati Giacomo Lattanzio siguroi nga pamjet që kanë parë se fëmija 5- vjeç nuk ishte fshehur pas një divani dhe se Taulant Malaj nuk ka bërë asnjë gjest agresionin ndaj djalit duke hedhur poshtë çfarë u raportua për fshehjen të vogëlushit.

“Ai nuk u sulmua. Deri më sot nuk jemi në gjendje të kuptojmë arsyet e tragjedisë”, përfundoi Avokati Giacomo Lattanzio. Ndërsa shqiptari i arrestuar ka konfirmuar në këtë marrje në pyetje deklaratën e bërë pas arrestimit dhe arsyen e kryerjes së krimit. Paraditen e së enjtes është caktuar të bëhet autopsia e trupave të 2 viktimave.

Taulant Malaj kreu krimin e rëndë pas dyshimeve se gruaja e tij kishte një lidhje intime me fqinjin De Santis dhe për këtë thotë se ka video nga kamerat brenda shtëpisë të takimeve dhe drekave mes tyre, madje një herë De Santis ka marrë Teftën me makinën e tij Masserati. Ndërsa nga shtrati i spitalit Tefta Malaj sipas mediave italiane ka thënë se do të shohë përsëri fëmijët dhe po ashtu citohet të jetë shprehur se burri i saj Taulant Malaj mendoi se ajo kishte vdekur pasi e qëlloi 6 herë me thikë. Ndërsa gruaja 39 vjeçe për shkak të kushteve të saj shëndetësore do të merret në pyetje të premten kur mendohet se mund të jetë qetësuar pasi është ende e shokuar.

Djali 5 vjeç i çiftit që tashmë qendron tek dajat ka kërkuar nënën dhe motrën e tij por jo babain. I mituri gjatë skenës horror të krimit ishte fshehur pas divanit aty ku edhe e gjeti policia. Tezja e 5-vjeçarit teksa ka folur për agjencinë e lajmeve ANSA thotë se të miturit i mungon shumë nëna e tij dhe ata i thonë se do të kthehet së shpejti. Të afërmit kërkojnë ta shpërqendrojnë duke I blerë lodra dhe ofruar argëtime të tjera. Mesazhe solidariteti vijnë nga të tjerë qytetarë nëna në Itali që kanë pasur një histori të ngjashme me Tefta Malaj. Ato i shkruajnë letra duke i thënë se duhet të jetojë për fëmijën e saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mesazhet mashtruese në telefon/ Oferta joshëse pune, që vetëm ju “grijnë” paratë

Subjekti që prezantohet me emrin Pulse Glide LTD, në fund të mesazhit të dërgon një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga mësuese frengjishtje në stjuardesë, vlonjatja punon për familjen mbretërore arabe: Kam shëtitur në 32 shtete

Geralda Kocirai është vajza nga Vlora, e cila ka një histori shumë frymëzuese. Ajo ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E kishin kthyer banesën në “shtëpi bari”, arrestohet 23-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Një 23-vjeçar ka rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi kishin…

LEXO ME SHUME