Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë. Policia njofton se i plagosur ka mbetur 34-vjeçari Vincens Piroli (emri është zbardhur nga mediat) banues në Sanxhak, Kurbin. Rrethanat e plagosjes janë të paqarta, ndërkohë që policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes. I plagosuri është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak. Më datë 03.01.2022, rreth orës 19:00, është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas është dërguar drejt Tranë për ndërhyrje më të specializuar, shtetasi V.P, 34 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin, i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vazhdojnë kontrollet intensive, këqyrjen e kamerave , identifikimin e personave të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-dalje të qarkut Lezhë dhe në bashkëpunim me DVP Shkodër punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.