Categories Lajme

Krisja me LSI, Basha ul ”gjakërat”: Ftojmë të gjitha partitë të përballen me regjimin

Pas krisjes dhe prishjes që aleancës me LSI-në, kreu i PD Lulzim Basha bën hapa pas, pasi thotë se të gjitha partitë dhe aktorët publik që janë kundër qeverisë, janë të ftuar për t’iu bashkuar PD-së në frontin opozitar. ”Ne do të bëjmë gjithçka që në këtë betejë ta gjejnë veten të gjitha forcat politike pa paragjykim, të cilat janë përballë regjimit me shqiptarët kundër pakicës”,-tha Basha në një intervistë për ”Euronews Albania”. Duke ulur kështu “gjakrat” mes dy palëve pas përplasjeve dhe akuzave që lëshuan ndaj njëri-tjetrit që nisi me mandatet e LSI për zgjedhjet e 25 prillit. Kundërshtimi i parë për deklaratën që LSI-së i ishin ofruar 15 mandate nga PD-ja erdhi nga Petrit Vasili, i cili mohoi bisedën. Elona Guri akuzoi Gazment Bardhin për ”bashkëpunim” me Suel Çelën, një person të përfolur për aktivitet kriminal në qarkun e Elbasanit.

Pyetje: Për të dalë pak nga çështja e Partisë Demokratike dhe për ta zgjeruar në tërësi me opozitën. Duket qartë se ka një krisje mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke sjellë në vëmendje edhe deklaratat tuaja por edhe deklaratat e znj.Kryemadhi. Çfarë do të bëjë PD në raport me LSI dhe a do të vijoni bashkëpunimin, duke përfshirë edhe aleatët e tjerë? Lulzim Basha: PD-ja jo vetëm ka qenë e hapur, por ka sakrifikuar dhe do të vazhdojë të bëjë gjithçka, siç i takon partisë më të madhe, forcës më të madhe të opozitës, në mënyrë që të bashkojë të gjithë faktorët politikë por edhe faktorët jopolitikë në betejën me regjimin e Edi Ramës.

18 dhjetori do t’i shërbejë edhe platformës qytetare për demokracinë, ku duhet dhe do të gjejnë veten të gjithë ata qytetarë shqiptarë të cilët e shohin se regjimi në fuqi, i cili qëndron në fuqi jo përmes votës së lirë por përmes aleancës me krimin e organizuar dhe oligarkët, një pakicë që i është mbivendosur shumicës. Të gjithë këta shqiptarë ta gjejnë vetën e tyre tek kjo betejë e cila bëhet jo vetëm thjesht në emrin e tyre, por në interesin e tyre. Ne do të bëjmë gjithçka që në këtë betejë ta gjejnë veten të gjitha forcat politike pa paragjykim, të cilat janë përballë regjimit me shqiptarët kundër pakicës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu të dobëta dhe kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME