Categories Lajme

Krisje në “Ballkanin e Hapur”? Rama dhe Vuçiç anulojnë pjesmarrjen e tyre në Novi Sand

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministri Edi Rama, nuk do të marrin pjesë nesër në Novi Sad. Mediat serbe shkuajnë se ky ndryshim ka ardhur në momentin e fundit.

Sipas informacioneve kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić, do të flasë në vend të Vuçiçit, ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pjesëmarrja e të cilit gjithashtu u njoftua më herët, do të bashkohet përmes lidhjes video.

Ndërsa ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë kryeministrin Rama në këtë forum. Konferenca dy-ditore e Ballkani Perëndimor, duket se nesër nuk do të shkojë ashtu siç ishte parashikuar.

Fillimisht ishte planifikuar që Vuçiç, Rama dhe Zaev të flisnin nesër në të ashtuquajturin panel udhëheqës, si dhe t’i drejtoheshin shtypit më pas.

Kjo ngjarje po mbahet në përvjetorin e krijimit të nismës së “Shengenit të Vogël” mbi bashkëpunimin ekonomik në Ballkan, takimi i parë i të cilit u mbajt në vitin 2019 në Novi Sad në tetor, dhe i cili kohët e fundit ndryshoi emrin në “Ballkan i Hapur”

Nisma bashkoi Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Dyshohet se Vuçiç do të mungojë pasi do të jetë në një takim në Bruksel me Kosovëën, ndërsa nuk dihet se perse do të mungojë Rama.

“Duhet kujtuar se kryeministri shqiptar vizitoi dje Prishtinën , ku dërgoi kritika të qarta ndaj Beogradit zyrtar, dhe mbështeti Prishtinën. Rama, ndër të tjera, tha se Kosova ka “plotësisht të drejtë” në lidhje me reciprocitetin e targave me Serbinë, dhe vuri në dukje se zgjidhja e problemit është në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë.” shkruan media serbe “Danas”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Soni Malaj dhe dy këngëtarë të njohur u ndaluan për 48 orë në Zvicër teksa po performonin

Një koncert i parashikuar që të mbahej në 13 prill në Zvicër me këngëtarë të…

LEXO ME SHUME