Lajme

Kriza energjetike, Duma: PD, gati kallëzimet për abuzimet

Partia Demokratike i bëri thirrje mbrëmjen e së shtunës SPAK-ut të nisë urgjentisht hetimet në lidhje me tenderat e energjisë elektrike.

Nënkryetarja e PD-së, Grida Duma deklaroi në një dalje për mediet se Partia Demokratike po bën gati kallëzimet për ato që i cilësoi “abuzimet monstruoze dhjetëramilionëshe të qeverisë së Ramës, me OSHEE dhe KESH, në kurriz të familjeve shqiptare”.

“Prej ditësh Partia Demokratike ka provuar dhe qartësuar që nuk është çështje e krizës energjitike, por së pari e mbi të gjitha krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi.
Sot Rama e faktoi këtë. Asnjë fjalë për energjinë. Madje u shiti si lajm të jashtëakonshëm që nuk do të ketë ndërprerje të energjisë. Ndërkohë që ajo që shiti në të vërtetë, është kopertura e planit për të marrë borxh që OSHEE dhe KESH të vazhdojnë të bëjnë tendera e të fitojë para po ai grusht njerëzish që e hapi këtë gropë, që në asnjë rast nuk vjen nga jashtë, por nga shushunjat e korrupsionit që gjallojnë në ekosistemin e kësaj pakice”, u shpreh Duma.

“Deklamoi një plan për të mbrojtur shtresat në nevojë nga rritja e çmimeve, por në fakt u tha vazhdoni të paguani njësoj sepse nuk kemi para për t’ju rritur paga e pensione. Të tjerët, sipërmarrësit e ndershëm që luftojnë për të mbajtur hapur dyert e dyqaneve apo fabrikave, që mbajnë gjallë motorin e ekonomisë, janë ata që do do të duhet të paguajnë faturën e keqmenaxhimit dhe korrupsionit. Janë ata që do ta paguajnë rritjen e energjisë”, tha ajo.

“Qytetarët do ta paguajnë energjinë te rritja e faturës së ushqimeve, shërbimeve, sepse ligjësa e ekonomisë e con zinxhr faturën finale te konsumatori, pra ë familjarët. Askush nuk do të shpëtojë”, tha Duma.ATSH

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close