fbpx
Lajme

“Kriza po përshkallëzohet”, Meta: Futbolli shqiptar ndodhet në ngërç, situata po përkeqësohet në të gjithë sektorët

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shpërndarë videon e futbollistëve të Kategorisë Superiore, të cilët shprehen se qeveria duhet t’ju plotësojë kushte më të mira ekonomike. Meta thekson se kriza në vend po përshkallëzohet në përmasa shqetësuese në të gjithë sektorët.

Postimi i presidentit Ilir Meta: Kriza e thellë kushtetuese, institucionale dhe përfaqësuese po përshkallëzohet në përmasa shqetësuese në të gjithë sektorët.

Futbolli shqiptar, krenaria jonë kombëtare, prej javësh ndodhet në një ngërç, për shkak të vendimit për shtyrjen e datës së fillimit të kampionatit të Kategorisë Superiore, sezoni 2020 / 2021, që duket se do të vazhdojë për një kohë të pacaktuar në mungesë të vullnetit për gjetjen e një zgjidhjeje të mënjëhershme.

I njohur me kërkesat e drejta të Ligës Profesioniste të Futbollit, i bëj thirrje qeverisë që përmes dialogut, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të angazhohet për t’i rikthyer frymëmarrjen futbollit shqiptar, që ka kohë që ndodhet në vështirësi dhe sot kërkon vëmendje e mbështetje nëpërmjet një baze të sigurt ligjore. ⚽

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button