fbpx
Lajme

Krizë në qeverinë italiane, Matteo Renzi tërheq nga kabineti dy ministra

Krizë në qeverinë italiane. Pas debateve për fondet e Bashkimit Europian për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit, ish-kryeministri Matteo Renzi ka tërhequr nga kabineti i Giuseppe Contes dy ministra. Renzi njoftoi vendimin për tërheqjen e ministrave Teresa Bellanova, Elena Bonetti dhe nënsekretarit Ivan Scalfarotto nga qeveria në një konferencë për shtyp që zgjati të paktën një orë, duke deklaruar se kriza nuk u shkaktua prej tyre. Vendimi erdhi pas takimit që Conte kishte me presidentin e Italisë Mattarella për ndërmjetësimin e zgjidhjes së krizës.

“Ne po jetojmë në një krizë të madhe politike, po diskutojmë mbi rreziqet e pandemisë. Përballë kësaj krize, ndjenja e përgjegjësisë është të zgjidhim problemet, jo t’i fshehim ato. Kriza politike nuk është hapur nga ne, ajo ka qenë e hapur për muaj të tërë”, deklaroi Renzi, lideri i “Italia Viva” në një konferencë për shtyp.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button