Categories Lajme

Kromi u jep bukë, kromi u merr jetë/ Familjes Rushiti miniera i mori 3 anëtarë, gruaja e fëmijët jetimë të zhytur në borxhe

Tre persona nga e njëjta familje kanë gjetur vdekjen në minierën e kromit, ku punonin për të siguruar bukën e përditshme. I fundit që mbeti viktimë në kërkim të kromit është Rexhep Rushiti, i cili la pas 3 jetimë dhe gruan e papunë.

Kromi që u ka dhënë bukë, i ka marrë tre jetë familjes Rushiti në Bulqizë. Rexhepi 33-vjeçar që humbi jetën në galeritë e Selishtës bashkë me Fatos Çeskun e inxhinierin Ismail Hoxha  ishte i fundit, ndërsa vite më parë, edhe nëna e i vëllai kanë humbur jetën.

“Tre pjesëtarë të kësaj familje kanë vdekur prej kromit, vjehrra, kunati dhe burri.” 33-vjecari la tre fëmijë jetimë dhe një barrë të madhe me borxhe gruas së papunë. “Jemi borxh nëpër dyqane, kam gati 5 milion lekë borxh.” Ky është portofoli i të riut. Aty u gjet vetëm libreza e energjisë elektrike, prej qershorit e papaguar. “Babai i tre fëmijëve, portofoli i tij bosh. Libreza e dritave prej qershorit e papaguar.” Edhe të afërmit kërkojnë ndihmë që fëmijët jetimë të mos ndjejnë urinë e bukës e barrën e hallit që u ra. “Nëna e vet nuk ka ushqim për ta se është e papunë.” Ndërkohë policia e Dibrës mësohet se ka dërguar në prokurori pa autor dosjen për tragjedinë në minierën e Selishtës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Eksperti i sigurisë: Ervis Martinaj është gjallë!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar këtë të hënë se Ervis Martinaj, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Krujë/ Pasi hodhi foshnjën në lumë, nëna shkoi vetë në komisariat

42 vjeçarja Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Krujë, 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Tapizë të Krujës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier, makina përplas biçikletën dhe largohet nga vendngjarja, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Covid-19 mund të jetë prodhuar nga një laborator

Ekziston një studim australian që do të vërtetonte origjinën e virusit që shkakton infeksionin Covid-19,…

LEXO ME SHUME