Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në Fushë-Krujë, ku një automjet ka përplasur këmbësoren shtetasen M. D. Mësohet se e lënduara menjëherë pas aksidentit është transportuar në spital.
Njoftimi i policies Krujë/Informacion paraprak Rreth orës 20:45, tek Qëndra Shëndetësore në Fushë Krujë, një automjet me drejtuese shtetasen B. S., ka përplasur këmbësoren shtetasen M. D., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.