Lajme

Krujë, pezullohen nga detyra 3 zyrtarë (EMRAT)

Prokuroria ka vendosur të ndjekë penalisht 3 persona, pas helmimit masiv në Krujë, ku qindra qytetarë për disa ditë me radhë u paraqiten për ndihmë mjekësore në spital përshak të helmimit nga uji i pijshëm. Të proceduarit janë Ervin Karafili, shefi i shërbimit të epidemilogjisë dhe higjienës në Krujë; Ledio Çela, administrator i Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve në Krujë; dhe Andi Kupa, drejtues tenknik.

Këta tre persona gjithashtu janë pezulluar nga detyra, pa ngjarjes së rëndë të javës së shkuar në qytetin e Krujës, ku të paktën 600 persona kaën shkuar në spital me shenja helmimi si të vjella, dhimbje barku, diahrre, etj. Prokuroria dyshon se këta persona kanë lejuar ndotjen e ujit të pijshëm në qytetin e Krujës me pasojë dëmtimin e shëndetit të qytetarëve. Organi i akuzës i ka nisur hetimet për këtë dosje për veprën penale “Ndotja e ajrit, ujit dhe tokës”.

Dritan Ulqinakuka deklaruar se është një epidemi e shkaktuar nga uji si rezultat i ndotjes së ujërave sipërfaqësore të shirave të rëna para pak ditësh dhe se përgjegjësia bie mbi ujësjellësin. Mbi 300 qytetarë janë paraqitur gjatë 3 ditëve të fundit në ambientet e spitalit për të marrë mjekim si pasojë e këtij helmimi masiv.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: