Categories Lajme

Krujë, Policia e Shtetit, Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Çinari”,Janë arrestuar 2 shtetas

Policia e Shtetit, Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Çinari”.

Operacioni, nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Zbulohet në Krujë, një magazinë që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, që furnizoheshin përmes një lidhjeje të paligjshme të energjisë elektrike.

Janë arrestuar 2 shtetas që u kapën në flagrancë në magazinë, si dhe u shpallën në kërkim pronari i banesës dhe 2 shtetas të tjerë.

Gjithashtu u arrestuan në flagrancë dhe 2 punonjës të OSHEE-së, për shpërdorim detyre.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 700 bimë të dyshuara narkotike, llamba elektrike, aspiratorë dhe pajisje të tjera që shërbenin për kultvimin e bimëve narkotike në ambient të mbyllur.

Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me DVP Durrës, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Çinari”.

Ky operacion u zhvillua bazuar në informacionet e siguruara se në lagjen “Abaze”, në qytetin e Krujës, në një magazinë, kultivoheshin bimë narkotike. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në ambientet e magazinës me sipërfaqe rreth 400 metër katror, kanë gjetur dhe sekuestruar 700 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në vazo, me anë të llambave dhe pajisjeve të tjera, që furnizoheshin përmes një lidhjeje të paligjshme të energjisë elektrike.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-Gj. G., 23 vjeç, banues në Shkodër dhe G. P., 18 vjeç, banues në Krujë, të cilët janë kapur në ambientet e magazinës;

– A. H., 22 vjeç, banues në Krujë, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së dhe L. M., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë, me detyrë lexues i aparatit matës, pranë OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve:

-V. B., 38 vjeç, banues në Krujë, pronari i banesës;

-D. V., 32 vjeç dhe L. V., 31 vjeç, banues në Krujë (vëllezër), bashkëpunëtorë me shtetasin V. B.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 700 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe pajisje të ndryshme elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Në drejtimim e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mesazhet mashtruese në telefon/ Oferta joshëse pune, që vetëm ju “grijnë” paratë

Subjekti që prezantohet me emrin Pulse Glide LTD, në fund të mesazhit të dërgon një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga mësuese frengjishtje në stjuardesë, vlonjatja punon për familjen mbretërore arabe: Kam shëtitur në 32 shtete

Geralda Kocirai është vajza nga Vlora, e cila ka një histori shumë frymëzuese. Ajo ka…

LEXO ME SHUME