Categories Lajme

Kryebashkiaku Dritan Leli infektohet me koronavirus, mesazh prekës për vëllain e ndjerë

Infektohet me COVID-19 kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Leli përmes një postimi në rrjetet sociale.

Teksa i dedikon disa fjalë vëllait të tij të ndjerë që nuk jeton më, Leli pohon se ndodhet prej disa ditësh i izoluar në banesë, ndërsa sqaron edhe mungesën e tij në festën e Kuçit. Themelues i kësaj feste, kryebashkiaku thotë se ishte vëllai i tij, Edi i cili ndërroi jetë në 13 tetor të vitit 2019.

MESAZHI I LELIT
Është hera e parë që Festës së Kuçit, takimit të përvitshëm të brezave, i mungon Edi. I mungon fizikisht sepse, për të gjithë, është si të ishte aty. Janë mbledhur sot pa Edin, por janë mbledhur për Edin, për shpirtin dhe themeluesin e këtyre takimeve që vitet e kthyen në traditë. Edi ishte energjia e çdo feste, kudo ku ishte i pranishëm. Tani, të gjitha takimeve, u mungon pjesa më e mirë, entuziazmi i pakursyer dhe bujaria e tij. U jam falenderues miqve të tij, miqve tanë, organizatorëve dhe gjithë kuçjotëve që janë mbledhur sot për ta kujtuar, për të jetuar këto orë me historitë e Edit, me të qeshurën e tij ngjitëse që njësoj siç shpërndahej çdo ditë në Vlorë, për vite me radhë, në fund të gushtit, udhëtonte gjithnjë në Kuç.
Më vjen keq që për shkak të ditëve që duhet të qëndroj i izoluar prej Covidit, nuk mund të jem i pranishëm, por mendimet për Edin na bëjnë njësoj bashkë! Kujtojeni Edin, gjithmonë, ashtu siç ishte kur ju bëri bashkë dhe ashtu siç jetoi deri në fund, me vrrullin e ëndrrave në të cilat besonte.
Kjo festë është e kuçjotëve dhe e Kuçit! Gëzuar!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME