Lajme

Kryemadhi del pas dy orësh nga SPAK: Dorëzova prova të reja për inceneratorët

Pas dy orësh në SPAK, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur për mediat duke treguar se çfarë ka deklaruar për inceneratorin e Tiranës.

“Sot isha pranë SPAK për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Kam dorëzuar padi në 4 mars të 2021. Gjerat tani po zbardhen, shpresoj që më e pakta është që të ndalet pagesa për inceneratorin. Edhe pse është thënë për marrjen e bonusin 8 pikësh për këtë kompani, në rastin kur nuk kemi pagesa buxhetore, s’kemi pse bëjmë pagesën 29 euro për ton“.

Teksa dha shpjegime për kallëzimin që ka bërë më 4 mars 2022 , Kryemadhi tha se ka dorëzuar prova të reja për inceneratoirin e Tiranës.

Shtova dhe do vazhdoj të dorëzoj dokumentet e tjera për rihapjen e vend depozitimit të ri në Sharrë”, tha Kryemadhi. Drejtësia të triumfojë për qytetarët shqiptarë që paguajnë një kompani ‘ofshore’ e cila grabit 29 euro për ton mbetje. Kjo është një kontratë që vazhdon për 30 vite, ndryshe nga Elbasani dhe Fieri. Pra ne vazhdojmë e paguajmë edhe pse nuk incenerohet, nuk diferencohen mbetjet.  Ka dokumente të tjera, ka fakte të tjera”, tha Kryemadhi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close