fbpx
Lajme

Kryemadhi jep zgjidhjen për pagat e naftëtarëve të Ballshit

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë një takimi që zhvilloi me banorët e Dermanasit në Fier ku ka prekur temën e taksës së naftës për vendin tonë.Kryemadhi i ka kërkuar qeverisë që mjafton që për 3 ditë të mos e mbledhë taksën, por t’ua japë grevistëve si mundësi për shlyerjen e rrogave të prapambetura. “Do t’i kërkoja qeverisë që me këtë çmim të lartë takes që ka nafta, më shumë se Maqedonia në lëkë për litër, do t’i kërkoja që për 3 ditë të mos i merrte taksat e naftës, por t’ua jepte naftëtarëve të Ballshit.

Vetëm në ditë qeveria fiton 3 milion euro nga nafta që shqiptarët konsumojnë në punët e tyre dhe jetën e përditshme. 3 ditë t’ja uli çmimin naftës për fermerët, për shqiptarët që përdorin mjete automobilistike dhe të mendojë 3 ditë për naftëtarët e Ballshit që janë prej ditësh në grevën e urisë”, është shprehur Kryemadhi.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button