Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi sot se ekonomia e shqiptarëve është më e keqe se 4 vite më parë dhe pandemia e rëndoi akoma më shumë. Në një takim të zhvilluar në njësinë numër 10, Kryemadhi tha se standardi i jetesës dhe pagat e qytetarëve janë në nivelin që kanë qenë, madje edhe mund të bien për shkak të inflacionit që ka ndodhur.
“Ajo që duhet thënë është se pandemia e dëmtoi akoma dhe më shumë biznesin. Pandemia i ndodhi gjithë botës, por në Shqipëri keqmenaxhimi i saj bëri që biznesi dhe familjarët ta ndiejnë drejtpërdrejt atë”, u shpreh ajo. Kryemadhi u shpreh se në këtë zonë lSI do të kandidojë Nora Malajn.