Categories Lajme

Kryemadhi: LSI ka qenë gjithmonë kundër inceneratorëve

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në një studio televizive foli për çështjen e inceneratorëve, duke theksuar se qëndrimi i LSI-së ka qenë gjithmonë kundër tyre.

“Çështja e inceneratorëve për Monika Kryemadhin dhe LSI-në është bërë publike dhe e njohur diku rreth nëntor-dhjetor 2017. Asnjëri nga ne jo vetëm që nuk ka pasur dijeni për një gjë të tillë, por edhe ministrat e tjerë që kanë qenë në qeveri, qoftë Panariti, Klajda Gjosha, apo Sokol Dervishi dhe më pas Petrit Vasili që ka qenë ministër Drejtësie”, u shpreh Kryemadhi.

“Unë nuk kam qenë kryetare e LSI në atë kohë, por po flas për zotin Vasili, i cili ka bërë një letër Këshillit Bashkiak të Fierit ku kërkonte për inceneratorin e Fierit, bashkëbisedim me grupet e interesit. Pra me qytetarët. Unë për herë parë kam dëgjuar kryetarin e partisë për këtë çështje dhe i kam thënë që ti e di shumë mirë qëndrimin tim për mjedisin dhe mbetjet”, tregoi ajo.

Sipas Kryemadhit, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka i ka kërkuar që të mos fliste kundër. “I kam thënë që nuk mundem. Ai thoshte që inceneratorët janë më mjedisorë se landifillet”, u shpreh Kryemadhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aeroporti Tiranës mirëpret fluturimet direkte për në Amsterdam me Transavia

Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë direkt drejt Amsterdamit, falë fillimit të operimit të linjës ajore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari shpëton kinezen nga zjarri, ajo tenton të rifutet në banesë. Policia i zbulon drogë në shtëpi…

E shpëtuan nga zjarri, por përfundoi në pranga. Arsyeja? Kishte drogë në shtëpi. Është kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mori peng vëllezërit Beqiraj, arrestohet Agron Bejdolli, krahu i djathtë i “Rrumit të Shijakut”

Sektori i Krimeve të Rënda në Durrës ka bërë të mundur arrestimin e Agron Bejdollit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makinat plot me paund drejt vendit tonë, si i lanë hetuesit britanikë të lirë 4 shqiptarët për t’i futur në ‘grackë’

4 anëtarë të dyshuar të një grupi të organizuar kriminal, të specializuar në trafikun e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu, ulen temperaturat

Një qendër ciklonike po zbret drejt Mesdheut ku presim të ndikojë Gadishullin e Ballkanit dhe…

LEXO ME SHUME