Lajme

Kryemadhi: Mundësitë për të marrë tri mandate në Skrapar janë plotësisht të realizueshme

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ditën e sotme është ndalur në Skrapar, ku edhe ka bërë prezantimin e kandidatit Blenard Nonaj si edhe prezantimin e programeve ku është fokusuar kjo forcë politike.

“LSI është fokusuar në programe për të rinjtë. Kemi ende shumë punë për të bërë në Skrapar. Kemi sfida të mëdha që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të zonës.

Duhet të hartojmë bashkarisht një plan punë, një infrastrukturë që të mundësojë krijimin e vendeve të punës me një pagë me të mirëpaguar”, tha Kryemadhi. Gjithashtu Kryemadhi tha se LSI i ka mundësitë që në këtë qark të marrë tri mandate. “Mundësitë për të marrë tri mandate janë plotësisht të realizueshme”, tha kryemadhi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: