Categories Lajme

Kryemadhi në Durrës: Pas 25 prillit Shqipëria do të jetë shtëpia e investimeve

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një takim nga Durrësi deklaroi se me ardhjen e partisë së saj në pushtet Shqipëria do të kthehet në ‘shtëpinë e investimeve’. Gjatë fjalës së saj teksa u prezantua programi i LSI për qytetin bregdetar, Kryemadhi tha se investitorët e huaj janë përzënë nga Shqipëria, ndërsa shtoi se përgjatë këtyre viteve të qeverisjes nga Rama nuk ka pasur investime të reja.

Ajo theksoi se porti i Durrësit do të jetë një stacion lider në rajon. Ndër të tjera Kryemadhi tha se ekonomia shqiptare është ‘marrë peng’ nga kjo qeveri.

“Ndjekja juaj e këtij projekti, duke parë me të mirat dhe të këqijat, kemi një produkt që është i prekshëm. Tashmë këtu në Durrës puna është gati. Nuk mund të themi se këtu nuk ka njerëz, por projekti është gati. Është me rëndësi që mos të krijojmë hapësira që elitën e Durrësit, mos ta largojmë.

Në mënyrë të tillë që të nxisim zhvillimin. Ky projekt për zonat e lira e kthen Durrësin në një qytet lider në rajon. Durrësi me një port të tillë, e bën atë lider në rajon. Ky projekt jo vetëm që do të krijojë mundësi për të paguar, ne kemi mundësi që të kthejmë Shqipërinë në shtëpinë e investimeve, jo vetëm të huaj, por dhe vendase.

Ekonomia është tregu i lirë dhe një ekonomi e çliruar nga monopolet do të ishte një avantazh për të krijuar investime dhe punësim të mire paguar. A është e vërtet që në Shqipëri s’ka investime të huaja madhore? Përveç TAP dhe disa investimeve të tjera, investimet e tjera janë zero. Kjo është e vërtetë, mjafton që të shohim se çfarë ka ndodhur me rastet e investitorëve të huaj. 25 prilli do t’i japë fund kësaj lloj sjellje me investitorët.

Duke krijuar një hapësirë me zonat e lira, do krijojmë këtë proces, për të mos përplasur investitorët me pronarët fiktivë apo ata të ligjshëm. Janë me mijëra vende pune që nuk janë hapur. Të gjithë e mbajnë mend premtimin për 300 mijë vende të lira punë, që s’u mbajtën, por janë 600 mijë shqiptarë të larguar. Ne përmes 5 pikave kemi marrë angazhimin tonë, që Shqipëria të jetë jo vetëm shtëpia e investimeve, por të japë hapësira. Siç është marrë peng ekonomia e Durrësit, është marrë dhe ekonomia e të gjithë shqiptarëve.”, tha Kryemadhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME