Categories Lajme

Kryemadhi në Korçë: LSI është partia që rritet në çdo zgjedhje për shkak të votuesve të rinj

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi po zhvillon ditën e sotme një takim me disa të rinj në Korçë, që votojnë për herë të parë. Duke sfiduar temperaturat e ulëta, por dhe reshjet e dëborës, Kryemadhi tha se LSI është partia që rritet në çdo zgjedhje për shkak të votuesve të rinj. Mes të tjerash ajo nuk i kurseu as batutat, teksa kujtoi faktin se ajo nuk është votuese për herë të parë e LSI-së.

“Ju falënderoj ju të rinjve në Korçë, pasi ne duam që çdo gjë duam që të shkojë në duart tuaja. LSI është partia që rritet në çdo zgjedhje për shkak të votuesve për herë të parë. Votuesit për herë të parë kanë qenë të LSI. Unë nuk kam qenë me thënë të drejtën. (Qeshin të rinjtë) (Ka qenë me PS) Ne duhet t’i bëjmë jo bllokadë, por ta eliminojmë të çdo lloj barriere që i krijohet mundësia për të rinjtë.

Ndaj kemi zgjedhur Petrikën që t’ju përfaqësojë në listën e deputetëve të qarkut Korçë. Ai është njeri që është identifikuar me traditën e Korçës. Do dëshiroja që në mandatin tjetër mos të kishim vetëm Petrikën, por djem e vajza të tjerë. Mos të drejtohet më me oligarkë që janë me katër klasë shkollë, që pasurohen me para të buxhetit të shtetit dhe më pas drejtojnë jetën tuaj. Për tre kilometra të bësh tre orë rrugë, është e tmerrshme.”, tha Kryemadhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME