LajmePolitike

Kryemadhi: Pesë prioritetet e LSI synojnë t’i japin pushtetin të rinjve

Pas prezantimit të planit që ka Lëvizja Socialiste për Integrim për qarkun e Durrësit, kryetarja Monika Kryemadhi, gjatë një takimi me të rinjtë tha se pesë prioritet e LSI kanë prirje për ti dhënë pushtetin të rinjve.

Pjesë nga fjala: Pse pushtetin e LSI-së të mos ua japim të rinjve. LSI është një parti, por kjo parti nuk do të ketë vlerë nëse nuk rigjenerohet me të rinj e të reja. Ne kemi luftuar, jemi sfiduar e do të vazhdojmë të sfidohemi. Sfidat tona më të mëdha janë angazhimi i të rinjve dhe të dalim mbi veten. Nuk është e rëndësishme ajo që përfitojmë vetë, por çfarë bëjmë për të tjerët.

Prioritet e LSI janë të investojmë për të rinjtë e të rejat dhe ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve. Ti rikthejmë të rinjtë dhe të rejat, ta bëjmë veten e tyre.

Për shkencat politike, Anisa, pika kryesore është kontakti me njerëzit, zgjerimi i rrethit shoqëror. Një politikan ka vlerë nëse bën për njerëzit dhe ne këtu duhet ta kthejmë të gjithë modelin e politikanit, që ulet me njerëzit, bisedon me ta, i dëgjon dhe mundohet për ti zgjidhur.

Në programin e LSI nuk ka fjalë të ndërlikuara është shumë i thjeshtë. Janë 5 prioritete që mund të zgjidhen jo për 5 muaj, por për 5 ditë, mjafton që ta marrësh përsipër. Ersa, ju duhet ta merrni vetë flamurin në dorë, sepse Durrësi ka mjaft të rinj dhe të reja. Durrësi ka furnizuar historikisht Tiranën me kuadro dhe profesionistë.

Pjesa më intelektuale e Durrësit sot drejton ekonominë në Itali. Fuqia intelektuale, truri, që ka Durrësi është shumë i madh. Ne duhet të rikthejmë Durrësin e vërtetë, sepse është qyteti më i vjetër. Ne flasim për arkeologjinë e Durrësit, por nuk flasim dot për njerëzit që është e domosdoshme. Unë them që mos prisni nga Monika dhe Elona, përfshihuni vetë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close