Categories Lajme

Kryemadhi: Të zerojmë taksat për produktet vendase! 25 Prilli do e “thyejë” në mes rilindjen

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar nga Fieri se një nga propozimet e partisë së saj do të jetë heqja e taksës për produktet vendase.

“Dje ne propozuam një nga idetë që kemi bërë gati. Diskutimin që të gjitha prodhimet shqiptarë te jenë pa taksë, pa TVSH. Ne shikojnë një standardizim me dy standarde. Kemi disa që i hedhin në rrugë ndërsa dy apo tre biznese i importojnë të gjitha”, tha Kryemadhi.

Ajo tha se 25 prilli do të “thyejë” në mes rilindjen socialiste duke deklaruar se gjykimi do të bëhet vetëm nga qytetarët

“25 prilli do ta thyejë në mes rilindjen socialiste. Më thoni ju një socialist që është i kënaqur sot. Njerëzit duan të shikojnë se kush është me të vërtetë. Gjykatësit më të mirë janë qytetarët. Më 25 prill gjykimi do të jetë perfekt. Sot ka të bëjë e ardhmja e fëmijëve të shqiptarëve. Nuk e dimë ne që Fieri ka vijë bregdetare të pashfrytëzuar. Është një mrekulli që krijon hapësira punësimi por edhe për zhvillimin e turizmit”, u shpreh Kryemadhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME