Lajme

”Kryeministri i të gjitha punëve”, gazeta austriake kritike ndaj Ramës: Është afruar me Erdogan në kurriz të BE-së!

“Shqipëria aktualisht e nxjerr një pjesë  të konsiderueshme të GDP nga droga; strongmani socialist i Tiranës Edi Rama është miqësuar me presidentin turk Erdogan në kurriz të Bashkimit Europian”, kështu shkruan gazeta austriake Die Presse referuar asaj që ndodh sot në vendin tonë.

Autori i kësaj analize është KP Schwarz, i cili flet për përkeqësimin e shtetit ligjor e problemeve me korrupsionin e kriminalitetin në Europën Juglindore si dhe rolin aktual të Turqisë së Erdoganit.

“Shqipëria aktualisht e nxjerr një pjesë  të konsiderueshme të GDP nga trafiqet e paligjshme të narkotikëve; strongmani socialist i Tiranës Edi Rama është person  i të “gjitha punëve”. Ai është miqësuar me presidentin turk Erdogan. Korrupsioni ka pasoja gjeopolitike.

Rusia, Kina e Turqia përdorin rrjetet kriminale ish komuniste në periferi të BE-së për të zgjeruar ndikimin e tyre. Sidomos ndikimi turk po nënvleftësohet. Dhe nuk është fjala vetëm për ndërtimin e xhamive e promovimin e pakicave turqishtfolëse. Në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi e Shqipëri Erdogani po fut nën kontroll parti muslimane, shoqata, fondacione e media dhe po tenton të spastrojë ndjekësit e Fetullah Gylenit. Së fundmi në Tiranë Fondacioni Maarif bleu Universitetin Neë York

Në themelimin e Air Albania e në ndërtimin e aeroportit në Vlorë  përfshirja e Turqisë ishte faktor kyç. Opozita i ka denoncuar në parlament këto projekte edhe për dyshimet e larjes së parave në shkallë masive.

Edhe në Moldavi kundrejt ndërtimit të pallatit presidencial e një stadiumi ju dorëzuan Turqisë gjashtë mësues gylenistë. Ndryshe nga BE, Turqia nuk pretendon rregulla bezdisëse të qeverisjes së mirë si prokurim i hapur  apo konkurrencë. Investimet turke janë aspak jopolitike. Angazhimi ekonomik përgatit terrenin për strategjinë e Neoosmanizmit që synon të rifitojë atë që ka humbur’’, shkruhet mes të tjerash në shkrimin e Die Presse.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close