Categories Lajme

Kryeministri italian reagon për lirimin e Alvin Berishës

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka reaguar pas lirimit të 11-vjeçarit shqiptar Alvin Berisha nga kampi al-Hol në Siri. Duke falenderuar të gjitha organizatat ndërkombëtare që bashkëpunuan në këtë operacion, autoritetet italiane, si dhe autoritetet shqiptare Conte thekson se kjo është nga ato histori që të mbush zemrën.

Reagimi i plotë

Kthimi i Alvinit në shtëpi është një nga ato histori që të mbush zemrën. Fëmija shqiptar, për vite me radhë në një kamp refugjatësh në Siri, në orët e ardhshme më në fund mund të ri-përqafohet nga babai i tij, i cili po e pret në Itali.

Kjo është arsyeja pse unë shpreh falënderimet e mia të përzemërta për të gjithë autoritetet italiane dhe shqiptare, për organizatat humanitare, për ata që kanë bashkëpunuar për këtë operacion kompleks, në një teatër aq të vështirë sa ai sirian. Faleminderit edhe për ato media që kthyen në qendër të vëmendjes historinë e Alvinit të vogël.

Qeveria italiane ka bërë gjithçka që është e mundur për lirimin e tij. Unë personalisht ndoqa evoluimin e ngjarjes, i informuar dhe në kontakt të vazhdueshëm me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Një sukses i jashtëzakonshëm jo vetëm i diplomacisë por mbi të gjitha i bashkëpunimit ndërkombëtar, falë rolit të çmuar të luajtur nga Kryqi i Kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe italiane dhe ndërhyrja vendimtare e policisë speciale dhe departamenteve të karabinierisë.

Më e keqja për Alvin tani është pas tij, në pak orë ai do të jetë i lirë. I lirë të jetë në gjendje të jetojë fëmijërinë e tij, të jetë në gjendje të luajë përsëri, të imagjinojë dhe të ndërtojë të ardhmen e tij. Pa kufizime dhe larg bombave, luftërave, fanatizmit. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME