Lajme

Kryeministri, konferencë nga Rinasi: Masa më ekstreme për barbarin që vrau 8-vjeçarin në Fier

Kryeministri Edi Rama në një konferencë nga aeroporti “Nënë Tereza”, para nisjes për në Romë, foli lidhur me ngjarjen horror që u regjistrua dje në Fier, ku u v ra në mënyrë makabre 8-vjeçari Mateo Vasiu.

E pangushëllueshme për prindërit, familjen e të afërmit dhimbja e humbjes tragjike të vogëlushit Mateo, nga Grecallia e Fierit, e cila tronditi mbarë shoqërinë pasditen e djeshme.

Reagimi i menjëhershëm dhe shpejtësia e kapjes së autorit nga Policia e Shtetit, duhet medoemos të pasohen nga ndëshkimi më ekstrem i drejtësisë për autorin e barbarisë tr onditëse.

Asgjë nuk e shlyen humbjen dhe lehtëson peshën e kësaj barbarie mbi zemrën e mendjen e nënës, babait e familjarëve të vogëlushit, por duke u shprehur atyre ngushëllimet më vëllazërore, presim me padurim verdiktin e merituar të drejtësisë“, tha Rama.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo edhe:

Close
Back to top button
Close
%d bloggers like this: