Lajme

Kryeministri kroat pas vizitës në spital: Shumica e të lënduarve janë jashtë rrezikut

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka bërë të ditur se gjendja e të lënduarve nga aksidenti tragjik në Kroaci është stabile dhe se të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.

Plenkoviq ka thënë se i erdhi shumë mirë që kryeminisri Kurti shkoi aq shpejt në Kroaci dhe për këtë kryeministri kroat falenderoi pilotët e ushtrisë kroate në kuadër të KFOR-it që ndihmuan ta dërgojnë Kurtin në shtetin kroat.

“Më erdhi shumë mirë që kryeministri Kurti erdhi kaq shpejt. I falenderoj edhe pilotët e ushtrisë kroate në kuadër të KFOR=it që ndihmuan ta sjellin kryeministrin Kurti këtu. Falenderoj stafin e spitalit, Policinë dhe të gjithë që u gjenden afër personave që perjetuan këtë aksident”, tha Plenkoviq.

“Ngushëllime familjeve, miqëve që kanë humbur të afërmit në këtë tragjedi të madhe. I kemi vizituar të gjithë pacientët, shumica jnë jashtë rrezikut për jetë, në gjendje stabile. Sërish ngushëllime për të gjithë”, shtoi kryeministri kroat.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: