Categories Lajme

Kryeministri: Punonjësit e ujësjellsave marrin rrogë pa qënë fare në Shqipëri! Rekrutimet nuk do të bëhen më njësoj

Në takimin me kryebashkiakët për analizën e performancës së sektorit ujësjellës – kanalizimeve, kryeministri Edi Rama bëri të qartë se nuk do të lejohen rekrutimet për drejtuesit siç janë bërë deri tani.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se “nuk do i bihet me top” votës së qytetarëve duke punësuar njerëz që marrin rroga pa shkuar në punë dhe bëjnë dëme ndërsa nuk ndodhen aspak në Shqipëri.

“Me këtë tabelë të humbjeve duke filluar nga Vlora dhe duke shkuar teposhtë në pjesën më të madhe, ju e dini vetë se çfarë bëni, por përgjegjësia duhet të jetë e drejtpërdrejtë që nga drejtuesit deri te kushdo që ka përgjegjësi menaxhimi. Rekrutimet për drejtuesit nuk do bëhen më siç janë bërë deri tani se nuk do e lejojmë.

Do të kërkojmë dhe ndihmën e partnerëve për të bërë një proces rekrutimi serioz për ndërmarrje se nuk janë mall i huaj të cilit prej 30 vitesh i bihet me top duke shpërdoruar mandatin e dhënë nga qytetarët.

Këto nuk janë zyra punësimi për njerëz që nuk duan të punojnë, por vetëm të marrin një rrogë pa qenë fare në Shqipëri apo për njerëz që shkojnë në punë dhe bëjnë dëme. Është shumë e trishtueshme kjo pamje dhe e bëmë që të japim një mesazh për të gjithë dhe për të marrë ne përgjegjësinë në emër të autonomisë, të së drejtës të pushtetit vendor për të qenë i lirë të marrë vendime, nuk mund të shkohet deri këtu.

Ky është abuzim i hapur me votën e popullit. Është abuzim flagrant, fyes, arrogant fare me votën e popullit”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME