Categories Lajme

Kryeministri Rama takohet me presidentin Macron në Bratislavë, diskutimi për çështjet e rajonit

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin francez Emmanuel Macron, në Bratislavë, ku po mbahet Konferenca e Sigurisë.

Rama e konsideroi një takim “shumë miqësor”, ndërsa përmes një postimi në rrjetet sociale, tha se bisedon me presidentin francez për marrëdhëniet e Ballkanit Perëndimore më Bashkimin Europian, ndikimi nga lufta në Ukrainë dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

Nuk dihet nëse mes Ramës dhe Macron është diskutuar situata në veri të Kosovës, pasi presidenti francez u tregua i ashpër sot me deklaratat e tij, teksa fajtore bëri Kosovën.

Sipas Macron, autoritetet e Kosovës mbajnë përgjegjësi të plotë për trazirat që janë shtuar ndjeshëm.

“Ne ua kemi bërë shumë të qartë autoriteteve kosovare se ishte gabim që të vazhdohej me këto zgjedhje në kontekstin, e keni parasysh, të mospjesëmarrjes se serbëve. Shpresoj që nesër, në margjinat e komunitetit politik europian, me kancelarin Scholz, ashtu siç bëmë në margjinat e takimit të Pragës , të arrijmë t`i shohim të ulen së bashku kryeministrin kosovar dhe presidentin serb. Është mëse e qartë se autoritetet kosovare mbajnë përgjegjësi për situatën aktuale dhe këtu ka mospërputhje me marrëveshjen e arritur vetëm disa javë më parë”, u shpreh Macron sot nga Bratislava.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME