Categories Lajme

Kryeministri Rama viziton Italinë

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në qytetin e Firenze ku ka qenë i ftuar në një event institucional në Palazzo Vecchio të qytetit. Ai është i pritur nga kryetari i Bashkisë së këtij qyteti, Dario Nardella.

Gjatë mbrëmjes kreu i qeverisë shqiptare ka vizituar dhe “Galleria degli Uffizi” i shoqëruar nga Drejtori i këtij Muzeu, Elke Schmidt, shkruan Ora News.


Për rreth pesëdhjetë minuta kryeministri Rama ka admiruar kryeveprat e artit botëror të epokës së ‘500 e në veçanti San Giovannino di Rosso Fiorentino, Santa Maria Maddalena di Bachiacca, shenjtorët Giovanni Evangelista e Francesco di El Greco e portretin e Lucrezia Panciatichi del Bronzino.

Në këtë Muze ndodhet dhe vepra “Beteja San Romano” e artistit Paolo Uccello që kryeministri shqiptar e ka komentuar se “e ka frymëzuar në realizimin e veprat të tij si piktor”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME