Lajme

Kryeministri shpërndan pamjet nga kantieri, çfarë po ndodh tek spitali i ri i Fierit

Puna për spitalin e ri të Fierit vazhdon. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje nga kantieri ku po ndërtohet spitali i ri. “Kantieri i Spitalit Rajonal Memorial, Fier”, shkruan kryeministri në Facebook duke shtuar se kjo e premte është dita e 30 e punimeve.

Në muajin Janar, gjatë vizitës së kreut të qeverisë Edi Rama dhe presidentit Erdogan në Turqi u arrit marrëveshja për ndërtimin e spitalit të Fierit.  Mes dy liderëve është vënë një “bast”, me Erdoganin që ka premtuar se do ta ndërtojë spitalin rajonal për vetëm 3 muaj.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close