Categories Lajme

Kryeministri Zaev jep dorëheqjen, shkak rezultati i dobët LSDM-së në zgjedhjet lokale

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe kryetari i Lidhjes Socialiste Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, është dorëhequr nga të dyja postet që mbante.

Shkak për këtë vendim të beftë, ka qenë rezultati i dobët i forcës politike që ai drejtonte, në zgjedhjet lokale. Zaev  i cilësoi zgjedhjet si një humbje të madhe, duke dhënë dorëheqjen e parevokueshme si kryeministër i vendit dhe si kryetar i LSDM-së.

“Përgëzoj kundërshtarët tanë për fitoren në këto zgjedhje. Unë marr përgjegjësinë për këtë humbje politike, përfshirë edhe rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Jap dorëheqjen si kryeministër dhe kryetar i LSDM-së”, tha Zaev.

“Do të qëndroj ende këtu, për aq kohë sa të jetë e nevojshme, për të ndihmuar në riorganizimin e qeverisë së re me një shumicë progresive, e cila ekziston dhe mund të rritet. “Unë si person jam pjesë e LSDM-së dhe mbetem në vijën e parë si anëtar i LSDM-së”, ka shtuar Zaev.

Zaev e ka udhëhequr Maqedoninë e Veriut, që prej vitit 2017, kur e mori mandatin nga VMRO-DPMNE. Ai ishte zotuar se do të dorëhiqej, në rast se LSDM humbiste zgjedhjet lokale, premtim që sapo e ka mbajtur. Ndërkohë VMRO ka shpallur fitoren në Shkup dhe shumë komuna të vendit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Ditën e enjte ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshmë atmosferike, kryesisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para në ”Tik Tok”, Apeli lë në burg nënë e bir

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun…

LEXO ME SHUME