Lajme

Kryeministrja e Italisë mesazh nga Tirana: Duhet të forcojmë procedurën për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor

Nga Tirana, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni tha mesazhin se vendet e Ballkanit Perëndimor mund të mbështeten tek Italia. Në një prononcim për gazetarët para Samitit, Meloni u shpreh se “duhet të forcojmë procedurën për anëtarësimin e këtyre vendeve në BE”.

Ajo u shpreh se do te bëjnë maksimumin për te bere te mundur anëtarësimin ne BE te vendeve te Ballkanit Perëndimor.

“Kemi përgjegjësi të madhe kundrejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, sidomos pas sulmit të Rusisë.

Duhet të forcojmë procedurën për anëtarësimin e këtyre vendeve në BE dhe ka shumë çështje për të cilat duhet të punojmë së bashku, për ekonominë, sigurinë kibernetik dhe çështje të tjera.

Do të bëjmë maksimumin për shumë çështje që kemi, për roaming për gjëra që po diskutojmë dhe siç e dini mund të mbështeteni tek Italia”, u shpreh Meloni.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close