Lajme

Kryeprokurori pozitiv me covid

Kryeprokurori i Shtetit në Kosovë, Aleksandër Lumezi, ka rezultuar pozitivë në testimet për COVID-19. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media, nga zyra për informim e Kryeprokurorit të Shtetit. “Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin publik se Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, dje e ka bërë testin për Covid19, me ç’rast ka rezultuar pozitiv”, thuhet në njoftim. Po ashtu, është bërë e ditur se nga momenti i testimit, Lumezi ka qëndruar në vetizolim. Gjendja shëndetësore e Kryeprokurorit thuhet të jetë stabile. “Nga momenti i testimit, Kryeprokurori Lumezi është vetizoluar. Gjendja shëndetësore e Kryeprokurorit të Shtetit është e stabile dhe është duke e marrë trajtimin e duhur mjekësor”, thekson njoftimi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close