Categories Lajme

Kryetari i Bashkisë Dritan Leli kërkon heqjen e Licencës për Firmën e pastrimit Duka, këto mjete do tē cojnë përpara punën prioritare te bashkisë pastrimin e qytetit

Nga sheshi në Lungo Mare , Kryetari i Bashkisë kërkon që organet kompetente të heqin licencën e firmes se pastrimit . Sipas Kryetarit të Bashkisë , firma e pastrimit ka kohë që nuk e kryen funksionin e saj sipas kontrates.
Sot qytetit i shtohen shume mjete të reja pastrimi të cilat janë pjesë e projektit të Landfillit. Të gjitha këto mjete do tē cojnë përpara punën prioritare te bashkisë pastrimin e qytetit.

Gëzimi i kësaj dite ka nisur ca vite më parë, por koha e pengesat nuk mi kanë ndryshuar ëndrrat për ta bërë Vlorën të pastër. Nga sot, shpresoj shumë që t’ia arrijmë.

Ngërçet e pafundme që krijoi dhe ende po krijon firma ‘Duka’, përgjegjëse për pastrimin e qytetit, e bënë të ngutshme ndërhyrjen me këto super mjete që po prezantojmë sot, 20 makina të teknologjisë së fundit që do të bëjnë mbledhjen e mbeturinave.

Ata që do të pyesin se përse u kujtuam kaq vonë, jo, nuk u kujtuam kaq vonë! Vënia e makinave në shërbim të qytetit ishte parashikuar të bëhej bashkë me përfundimin e Landfillit të Sherishtës, por vonesat e tij dhe nevojat e qytetit për të shpëtuar nga mbetjet, nuk na lejojnë vonesa të tjera.

Në këtë pikë, përdorimi i këtyre mjeteve dhe heqja e licencës së firmës së pastrimit janë zgjidhja e vetme për qytetin. Nuk do harroj e as do lodhem të përsëris edhe kërkesën e vazhdueshme për t’i hedhur mbetjet në kosh, aty ku kanë vendin, as nga makina, as nga ballkoni e as nëpër rrugë!

Të përpiqemi të gjithë bashkë ta mbajmë Vlorën të pastër, jemi në zemër të sezonit turistik!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME