Categories Lajme

Kryetarja e LSI në Gramsh, prezanton kandidatët, Kryemadhi: Prioriteti ynë rikthimi në identitet i kësaj zone me pasuri të mëdha natyrore dhe intelektuale!

Gramshi ka disa gjëra shumë të përbashkëta me Skraparin, të mos them që janë pothuajse njësoj, qoftë në traditë, qoftë në mikpritje, edhe në aspektin e fuqisë punëtore, që janë njerëz punëtorë. E ndjej në çdo moment të jetës sime në shtëpi. Dhe sa herë që takohemi me Adin apo edhe shumë djem e vajza që janë nga Gramshi që jetojnë e punojnë në Tiranë, për hir të së vërtetës ndjejmë shumë gjëra të përbashkëta. Do thoni ju po çfarë ndjen? Unë më shumë kam ndenjur më shumë me skraparllinjtë, prandaj kjo është edhe një nga arsyet.

Kur diskutuam me profesorin për të pranuar që të kandidonte për LSI-në, për hir të së vërtetës ishte një vlerësim që profesori na dha ne. Profesori ishte një element për të cilin kishim nevojë jo vetëm ne si LSI, por edhe për t’i dhënë qytetit të Gramshit disa elementë të tjerë që ka nevojë për t’i njohur jo vetë jeta politike, por edhe shoqëria, edhe mediat e shumë të tjerë. Kur diskutuam edhe me Adin për profesorin ishte ideja se kush është Ladi, sepse në shumicën e rasteve ne, sidomos unë, fokusohemi tek të rinjtë. Por gjithë ky brez të rinj dhe të rejash, djemsh dhe vajzash, kanë kaluar në duart e profesorit si mësues i matematikës dhe të paktën unë për veten time mësuesin e matematikës e kam pasur njeriun më të dashur timin, për shkak se ka qenë një moment emocioni që krijon nxënësi me mësuesin, është ajo lidhja. Unë besoj shumë tek matematika për hir të së vërtetës, nuk jam shumë e shkencave shoqërore edhe pse merrem me shkenca politike. Saktësia e matematikës, ashtu siç gjen mënyra dhe rrugë të ndryshme për të zgjidhur problemet e matematikës, ashtu  zgjidhen dhe problemet e jetës, në mënyra dhe metodologji të ndryshme. Pra një njeri që merret me matematikë, saç është racional në zgjidhjen e problemeve, ashtu është edhe racional në zgjidhjen e problematikave të shoqërisë sonë. I jam shumë mirënjohëse profesorit që pranoi të kandidojë në listë e LSI-së, sepse në fund të fundit ai ka një karrierë të ndërtuar profesionale, nuk po them politike, sepse atë politike ne e ndërtojmë në bazë të të gjithë angazhimeve tona shoqërore. Ka një karrierë profesionale, akademike, që për hir të së vërtetës sot çdo ditë e më shumë po rrallohen këto struktura dhe këta profesionistë cilësorë sidomos në sistemin arsimor dhe në atë universitar. Unë të jam mirënjohëse profesor në emër të gjithë LSI-së, që pranuat të kandidoni me listën tonë.

Për të vazhduar pastaj tek Saimiri, pra dy breza të ndryshëm, qoftë një brez i cili ka qëndruar, shërbyer dhe edukuar me breza të tërë, ashtu tek Saimiri i cili do kishte qenë nxënës i profesorit, por ka ikur dhe ka studiuar jashtë shtetit dhe është kthyer në Shqipëri. Jo vetëm është kthyer në Shqipëri, por vazhdon të japi investimin e tij për të ndihmuar biznese të ndryshme, për të ndihmuar me konsulenca e projekte të ndryshme, gjë që sot në Shqipëri janë shumë të domosdoshme.

Tek vija nga Belshi tani për në Gramsh, shikoja një bukuri natyrore shumë të mirë, ashtu sikurse nganjëherë edhe kthehen në momente emocionale, por shikon pastaj që bashkërisht me to në atë natyrën e bukur të pranverës, bashkëngjiten çati shtëpish të rrënuara, shtëpi të braktisura, rrugë e fshatra të braktisur, për shkak të shpopullimit. Dhe një nga sfidat tona kryesore është rikthimi i të rinjve dhe të rejave. Shumë veta do thonë po çfarë do bëjmë ne në Gramsh se Gramshi është një xhep, Gramshi nuk ofron asgjë. Unë njoh shumë të rinj dhe të reja nga Gramshi që punojnë në call center apo në biznese në Tiranë dhe pjesën më të madhe të pagës së tyre e paguajnë qira, drita, ujë, taksa dhe e kanë të pamundur më pas qoftë të krijojnë edhe një jetë ekonomike të stabilizuar në Tiranë. Sepse jeta në Tiranë është shumë e shtrenjtë për shkak të taksave, për shkak të standardit të lartë të jetesës, i cili është i ulët, por shumë i shtrenjtë në çmime.

Është e vërtetë që nuk ka rëndësi renditja, por unë jam e bindur që profesor Ladi do të jetë përfaqësues në Parlamentin shqiptar nga Gramshi dhe do të jetë më votat e gramshakëve. Por, ajo që mendoj është që, edhe pse Saimiri është i 14-i, por kjo nuk ka të bëjë me renditjen, por ka të bëjë me angazhimin e Saimirit, sepse çështja e mandateve dhe Kodi Zgjedhor na e jep mundësinë të gjithëve për të qenë pjesë e strukturës.

Sepse në fakt Edi Rama e bëri Kodin Zgjedhor se mendoi që mund të dëmtonte opozitën, por ky Kod Zgjedhor ka favorizuar LSI-në, e cila ka 153 kandidatë, të cilët kanë shanset dhe mundësitë që të tërheqin votat, të cilat kanë qenë të pamundura ti tërhiqnim ne vetëm me logon e LSI-së. Pra, janë kandidatë, të cilët përfshihen me kapacitetet e tyre, me angazhimet e tyre personale, të cilat sjellin jo vetëm vota të tjera, por edhe angazhimin e shumë vlerave të shoqërisë për të cilat ne kemi nevojë.

Profesor unë vërtet të jam mirënjohëse, sepse nganjëherë në momente të tilla mosha thotë që pse duhet të rriskoj, por unë të vlerësoj për guximin, por në radhë të parë të vlerësoj për forcën dhe kurajën që më jep mua në këtë betejë që duket si betejë e vështirë, por në fakt është betejë e fituar, sepse të mendosh që në qytetin e Gramshit, ku pjesa më e madhe e të rinjve dhe të rejave janë larguar, të kesh këtë brez këtu, të kesh këtë suport të madh. Dhe ka diçka shumë të mirë në këtë drejtim, që ne nuk i importojmë apo i marrim nga qytetet e tjera, por i kemi të gjithë bio, të vendit.

Ndaj unë e quaj këtë një fitore të madhe dhe unë e quaj betejën të fituar, dhe ajo që është më e rëndësishme është që ne nuk do ta kthejmë më kokën pas. Ne do të ecim përpara, ne do të luftojmë për të rinjtë, të rejat, për fëmijët e familjeve shqiptare.

Dhe në kuadrin e programit të LSI-së, pesë prioritetet tona janë kryesore. Dhe ne kur kemi diskutuar edhe atë 1 për qindëshin për bizneset për ta çuar në buxhetin e arsimit, ka qenë edhe një ndihmesë e jotja, që na nxite që ta vendosim në pesë prioritetet tona, sepse në kohën që ju keni drejtuar fakultetin tuaj në bazë të këtij projekti keni punuar. Me projekte me bizneset, të cilët kanë subvencionuar fakultetin tuaj, dhe i kanë dhënë mundësinë për të pasur një cilësi dhe standard shumë të mirë, jo vetëm të studentëve, por edhe për të prodhuar kuadro me një nivel të lartë profesional.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME