Lajme

Ksamil, pushuesi rumun pëson dëmtime pas hedhjes me kokë në det! Dërgohet me helikopter drejt Traumës në Tiranë

Një pushues rumun është dëmtuar rëndë ditën e sotme në det pas hedhjes me kokë në një nga plazhet e Ksamilit.

Mësohet se Catälin–Dumitru Macanu, 38-vjeç, është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës ku mjekët kanë konstatuar frakturë në pjesën e qafës dhe paralizë të gjymtyrëve.

Më pas ai është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore. Një tjetër incident i ngjashëm ndodhi gjashtë ditë më parë ku një pushues nga Tepelena pësoi dëmtime pas hedhjes me kokë në det.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close