Lajme

Kthehet përmbys autobusi me 19 persona

GJERMANI- Një aks ident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Gjermani, ku një autobus është kthyer përmbys. Bz-berlin shkruan se në autobus ishin 19 persona së bashku me dy shoferët. Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm midis Freiëalde dhe Staakoë.

Pas aksidentit, dëshmipatë aty pranë kanë njoftuar autoritetet policore. Në vendngjarje kanë shkuar gjashtë helikopterë shpëtimi, 30 ambulanca, dymbëdhjetë mjekë të urgjencës dhe dhjetë brigada zjarrfikëse.  “Në autobus ishin gjithsej 19 persona, përfshirë shoferin e autobusit dhe një shofer zëvendësues. Nëntë persona u le nduan rëndë, dhjetë lehtë, “tha zëdhënësi i policisë Ralph Meier. Në autobus ishin tetë shtetas gjermanë, shtatë shtetas serbë, dy izraelitë dhe një suedez, së bashku dhe dy shoferët. Personat e lë nduar nga autobusi janë identifikuar të gjithë dhe janë njoftuar familjarët e tyre.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: