Lajme

Kthesa e përhershme, si u benë copë dy makinat në Elbasan

Një aksident është shenuar pak më parë në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në vendin e quajtur ndryshe si “kthesea e vdekjes”, ku një automjet tip ‘Toyota’ është përplasur me një Benz me targa AA030SV.

Si pasojë e përplasjes së fuqishme, kanë mbetur të plagosur 6 persona të cilët janë transportuar në kirurgjinë e spitalit të Elbasanit. Burime bëjnë me dije se mes të plagosurve rezulton një vajzë në gjendje të rëndë me profesion mjeke. Vajza ka qenë e bllokuar në mjet dhe është dashur ndërhrja e zjarrëfikëses për të bërë të mundur nxjerrjen e saj. Lagështira në rrugë dhe parakalimi i gabuar janë bërë shkak i aksidentit të rëndë.Ndërkohë që grupit hetimor dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close