Lajme

Ktheu lokalin për të zhvilluar lojëra fati , ‘Skendina’ i vë prangat të riut në Tiranë

Një 26 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka zhvilluar në mënyrë të paligjshme lojërat e fatit në lokalin e tij në Tiranë.

Ai u arrestua gjatë operacionit të koduar “Skedina”, ku  Joni Ramadani, 26 vjeç, banues në rrugën “Siri Kodra”, kishte kthyer lokalin e tij në rrugën “Xhanfize Keko”, në një vend për të luajtur lojëra fati dhe vendosur baste sportive.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një kompjuter që përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: