Categories Lajme

Kthjellime dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Pjesa e parë e ditës do të sjellin në Shqipëri mbizotërim të motit të kthjellët në pothuajse gjithë vendin, ku kalime të pakta të vranësirave pritet të ketë në zonat e thella malore.

Parashikohet që pas mesdite dhe në vijim vranësirat e lehta të shfaqen përkohësisht në pothuajse gjithë territorin, por nuk do të mund të sjellin reshje.

Ndërsa një pjesë e mirë e bregdetit do të mbetet me kthjellime.Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 21°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Deri në orët e mesditës territori i Kosovës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë vendin, ku më të dukshme do të jenë në zonat perëndimore dhe Jugore të Kosovës.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli shtim gradual të vranësirave në të gjithë territorin, ku më të theksuar pritet që vranësirat të jenë në zonat Veriore dhe Lindore.

Maqedonia e Veriut

Zhvillimi i anticiklonit të Azoreve do sjelli dominim të kushteve të qëndrueshme atmosferike dhe rritje të temperaturave të ajrit në rajonin e Ballkanit, duke diktuar

motin edhe në territorin e Maqedonisë.

Parashikohet që në gjatë paradites të ketë intervale të gjata me kthjellime në të gjithë vendin. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që të ketë kalime të pakta të vranësirave.

Temperaturat e ajrit do të rriten, ku minimalet do të regjistrojnë 3°C dhe maksimumet deri në 14°C.

Rajoni dhe Europa

Europa Jugore dhe Lindja e kontinentit do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, ku më të dukshme kthjellimet do të mbeten në Jug

të gadishulli të Ballkanit.

Ndërsa Europa Qëndrore dhe Ishujt Britani parashikohet të jenë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu.

Po ashtu Vendet Nordike vijojnë të jenë me vranësira të dendura të cilat do të sjellin reshje dëbore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Eksperti i sigurisë: Ervis Martinaj është gjallë!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar këtë të hënë se Ervis Martinaj, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Krujë/ Pasi hodhi foshnjën në lumë, nëna shkoi vetë në komisariat

42 vjeçarja Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Krujë, 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Tapizë të Krujës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier, makina përplas biçikletën dhe largohet nga vendngjarja, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Covid-19 mund të jetë prodhuar nga një laborator

Ekziston një studim australian që do të vërtetonte origjinën e virusit që shkakton infeksionin Covid-19,…

LEXO ME SHUME