Categories Lajme

Kthjellime dhe temperatura të ulëta, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti i qëndrueshëm do të sjelli kthjellime dhe vranësira të pakta gjatë gjithë ditës. Pritet që kthjellimet të jenë më të dukshme bregdet dhe zonën e ulët. Ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të lehta vranësirash, të cilat herë pas here do të shtohen duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara dëbore në Veri Lindje dhe Juglindje të Shqipëri.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 11°C. Era do të fryjë me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova
Republika e Kosovës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të shpeshta të vranësirave. Parashikohet që në intervale të shkurtra kohore vranësirat të pësojnë zhvillim, duke sjellë reshje të pakta dëbore pjesërisht në Qendër dhe Lindje të Kosovës.

Maqedonia e Veriut
Territori i MV do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillim duke sjellë reshje të pakta dhe të izoluara dëbore nëpër MV. Por pritet të ketë dhe intervale me kthjellime, të cilat do të bëhen më të shpeshta gjatë pasdites dhe mbrëmjes.

Rajoni dhe Europa
Europa Jugperëndimore, Skandinavia dhe Europa Lindore do të paraqiten në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Ndërsa pjesërisht Europa Jugore dhe Qendrore do të jenë në dominimin e vranësirave të shumta të cilat herë pas here do të sjellin reshje shiu dhe dëbore. Gjithashtu në ndikimin e motit të vranët dhe reshjeve të shiut paraqitet Britania e Madhe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME