Lajme

Kthjellime dhe vranësira, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti në vendin tonë ditën e sotme do dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Sipas MeteoAlb, më të dukshme vranësirat do paraqiten në zonat lindore, por pa rrezikuar reshje.

Ndërkohë që pjesa e dytë e ditës, sjellë zhvillim të vranësirave në pjesën më të madhe të vendit duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtër shiu dhe ministuhi lokale breshëri në gjysmën lindore të Shqipërisë. Ndërsa orët e vona të pasdites dhe nata sërish do të jenë në ndikimin e kthjellimeve.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit, por rriten në mesditë duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 9°C deri në 31°C. Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 55 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 5 ballë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: