Lajme

Kthjellime dhe vranësira, njihuni me parashikimin e motit për sot

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë deri në mesditë do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira, ku më të dukshme do të jenë në zonat Lindore si dhe rajonin Jugor duke rrezikuar reshje të izoluara shiu. Pritet përmirësim gradual i motit, duke bërë që gjatë natës e gjithë Shqipëria të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të ulen serish në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 – 40 km/h kryesisht nga drejtimi Verilindor duke sjell në brigjet e detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Vlerat e larta barike MBETEN prezente në territorin e Kosovës duke mot të qëndrueshëm përgjatë gjithë 24-orëshit. POR parashikohet të ketë kalime të pakta vranësirash nëpër territor, KU më të theksuara do të jenë në pjesën e parë të ditës në zonat Veriperëndimore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës vranësirat do i lënë vendin kthjellimeve.

Jugperëndimi i MV do të jetë me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të pakta deri në orët e mesditës. Ndërsa pjesa tjetër e vendit do të dominohet nga kthjellimet dhe vranësirat kalimtare, por poashtu në orët e pasdites dhe mbrëmjes pritet që kthjellimet të bëhen më të dukshme edhe në Jugperëndim të MV./abcnews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: