Categories Lajme

“Ku i keni maskat?” Pas punës si shitëse Rudina Hajdari mëson zanatin e radhës

Kandidatja për deputete në Elbasan e nismës “Thurje”, Rudina Hajdari ditën e sotme është ndalur në Gramsh ku edhe është takuar me qytetarët për tu njohur nga afër me problematikat që përballen çdo ditë. Por ndryshe nga fushatat apo takimet që jemi mësuar të shohim, Hajdari ka zgjedhur të bëhet pjesë e punës në një baxho në këtë qytet me disa zonja duke i ndihmuar në përgatitjet e djathit kaçkavall. Por nuk kanë munguar kritikat, pasi nga video e publikuar në rrjetin social “Facebook” nga vetë Hajdari, dëgjohet edhe kërkesa për vendosjen e maskës, pasi siç shihet nuk janë pajisur me maska, kjo në sajë edhe masave të vendosura për Covid-19.

“Sot në Gramsh pata kënaqësinë të ndihmoja zonjat e nderuara për përgatitjen e djathit kaçkavall në një nga baxhot më cilësore që ka Shqipëria. Nuk do lodhem së përsërituri se këto janë modelet që duhet të promovojmë e ndihmojmë të lulëzojnë. Biznese të ndershme, të cilat ndihmojnë zonën duke mbledhur qumështin e i shërbejnë qytetarëve produktin më të mirë. Shteti duhet të jetë shërbëtor i tyre e jo i krimit të organizuar. E ardhmja i takon njerëzve të ndershëm e punëtorë”, shprehet Hajdari. Kujtojmë se më herët Hajdari ka shërbyer si shitëse në tregun e Përrenjasit, duke theksuar se puna e ndershme duhet të rikthehet në piedestal.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME