Lajme

“Ku ti çoj dy jetimët?”, babai i gjyqtares rrëfen fatin tragjik: Vajzën e ka me prokurorin, ai nuk e njohu kurrë. I tha Enkelejdës që do ndahej po…

Babai i gjyqtares së arrestuar për korrupsion Enkeleida Hoxha ka rrëfyer sot në emisionin “Me zemër të hapur”, , jetën e së bijës, plot me sfida e vështirësi teksa rrit dy fëmijë pa baba, njërin prej të cilëve, djalin autik.

Bejlul Hoxha rrëfeu lidhjen e dështuar të së bijës, me një prokuror, nga e cila erdhi në jetë vajza që sot është 13 vjeç dhe nuk e njeh të atin. Ai shprehet se vajza e tij u gënjye nga prokurori, i cili i tha se ishte në një proces ndarjeje.

“Si gjithë femrat që ndahet nga një martesë, do shikojë jetën dhe do kërkojë një lidhje. Në prokuror nga Hasi i Kukësit, e shikon e fikson dhe i thotë që jam në ndarje e sipër. Ngeli shtatzënë, sot vajza është 13 vjeç dhe nuk e njoh babain, do më thoni turp të kesh.

Ia ka njohur atësinë, por pagesë ushqimore asnjë qindarkë. Vajza më ka thënë që natyra e tyre si është, mos na përplas. Ç’kusur kanë ato vajza që të besojnë ty dhe tallesh me to dhe i lënë fëmijët rrugëve. Vajza me pëlqimin e së ëmës i ka shkruar një sms të atit dhe i ka thënë lexo letrën dhe më thuaj që je babai im.

Ajo ka qenë e lodhur kohët e fundit tmerrësisht se gjykatat e veriut kanë ngelur me nga 2 gjyqtarë dhe shkonte në Dibër, Kukës etj. E përjetova tmerrësisht keq arrestimin. Nuk u futa në seancë. Një ditë më parë se të arrestohej ishte në Dibër, e kam parë të lodhur shumë kohët e fundit. Shuma që u gjet në shtëpi prej 10 mijë dollarëve u organizua nga SPAK.

Këto para ne i kemi mbledhur nga qiratë e dyqaneve plus pensioni plus rroga e vet Enkelejdës. 5 mijë dollarë i kam për t’ja dhënë firmës së ndërtimit. Arrestimi vajzës time është i organizuar sepse vajza ime nuk i ka kryer veprimet vet. Vajza ime është më e dalluara e gjykatës, si u vendos ajo nën kryetare e gjykatës nëse nuk do ishte e përgatitur. Kërkoj të verifikohet që Enkelejda ime jeton vetëm me djersën e ballit dhe do vazhdoj të jetojë me këtë djersë”, tha Bejlul Hoxha.

Ai i bëri thirrje më pas kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Republikës të mendojnë për fëmijët e vajzës. “Thirrje kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Republikës, ku do shkojnë dy jetimët”, tha i moshuari.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close