Categories Lajme

Kuçovë/ 112 vjeçarja me shëndet të plotë çregjistrohet nga gjendja civile

Një grua 112-vjeçe jeton në fshatin Ferras të Njësisë Administrative Kozare në qytetin e Kuçovës dhe fatmirësisht ende e fortë dhe aktive. Ajo quhet Qamile Marra dhe ka lindur në 19 Gusht 1909. Nënë Qamilja jeton në këtë fshat që prej ditës kur është martuar e deri më sot dhe ka lindur 6 fëmijë.

Ajo gëzon shëndet të mirë dhe për çudinë e të gjithëve vazhdon ende të bëj punët e shtëpisë e të kujdeset për kopshtin e gjënë e gjallë. Nënë Qamilja që dëgjon me pak vështirësi, tregon për News24 jetën e saj. Ajo e fillon nga martesa, shpërngulja nga shtëpia e saj e parë pas përmbytjeve që shkaktoi lumi Devoll në këtë zonë në kohën e komunizmit e deri tek lindja e fëmijëve, duke u shprehur “krenare” që ka rritur e vetme 6 fëmijë dhe 6 nipër e mbesa.

Nënë Qamilja pohon se ajo kujdeset vetë për veten e saj që nga larja, krehja e deri tek larja me dorë e rrobave të saj, të cilat nuk do në asnjë mënyrë t’i fusë në lavatriçe. Duke treguar edhe dhimbjet që ka pësuar në jetë (me vdekjen e shpejtë të burrit e më pas vdekjen e një djali dhe një nipi), nënë Qamilja shprehet se jeta e saj ka qenë e rrethuar me dashuri nga të gjithë.

E pyetur në lidhje me pandeminë që ka rënë në vend prej 1 viti, ajo shprehet se nuk ka frikë nga koronavirusi. “Jeta është e shkruar nga Zoti, ka rënë kjo kolera dhe të gjithë janë trembur për jetën, por ne jemi kurbanë të perëndisë”, shprehet ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME