Categories Lajme

Kufizime në shkolla, bare e restorante/ Conte firmos dekretin e rradhës me masa shtrënguese

Teksa Italia po përballet me një valë tjetër infektimesh të larta me Covid-19, kryeministri Giuseppe Conte firmos nje tjetër dekret me masa shtrënguese. Kështu, kreu i qeverisë ka autorizuar kryetarët e bashkive e komunave të mbyllin rrugë e sheshe që popullohen nga jeta e natës. Aurorizohen të hyjnë vetëm banorët rezidentë.

Disa prej masave shtesë; autorizon kryetarët e bashkive e komunave të mbyllin rrugë e sheshe që popullohen nga jeta e natës. Aurorizohen të hyjnë vetëm banorët rezidentë. – mbyllen në ora 18.00 të gjithë lokalet, baret, pubet  pa vende ulje per klientët. -mbyllen në ora 24.00 lokalet e restorante. Lejohen vetëm 6 persona në tavolina e një numër maksimal i përcaktuar paraprakisht i klientëve në lokal. – shkollat nuk do të mbyllen por për nxënësit e ciklit të lartë e studentët hyrja në shkollë do të bëhet me turne. – nuk lejohet mbajtja e kongreseve e organizimi i panaireve. Lejohen vetëm konferenca me rëndësi kombëtare. – Administrata publike duhet zhvillohet mbledhje vetëm në telekonferenca. – i jepet një javë kohë verifikimit të protokolleve të sigurisë në palestra e pishina për të  marrë vendimin e mbylljes o jo të tyre.      Gjatë 24 orëve të fundit, Italia regjistroi 11705 të infektuar dhe 69 viktima. Lombardia paraqitet sërish si rajoni më problematik, dhe ditët e fundit ka shënuar rritje dramatike edhe kundrejt rajoneve të tjera italiane. Janë 2975 rastet e rajonit me kryeqendër Milanon, ndërkohë që në Kampanja u regjistruan 1376 raste, dhe në Lacio 1198.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu të dobëta dhe kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME