Autoriteti i Aviacionit Civil njofton se më datën 6 shtator do ketë anulim dhe vonesa të fluturimeve me Italinë.
Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar njofton pasagjerët, që do udhëtojnë më 6 shtator nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas, se vonesat dhe anulimet vijnë si pasojë e një greve të përgjithshme të transportit kombëtar në Itali. Për të shmangur pritjet e gjata, Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar rekomandon:
“Këshillojmë të gjithë personat që kanë parashikuar të udhëtojnë të kontrollojnë dhe të komunikojmë me kompanitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimit për të ditur nëse do preket fluturimi i tyre nga këto greva.”