Categories Lajme

Kujdes nga alergjitë, shenjat dalluese dhe këshillat e ekspertëve

Ndotja e ajrit, poleni i luleve janë disa nga faktorët që ndikojnë në prekjen nga alergjitë e stinës. Shpesh alergjitë e stinës ngatërrohen me virozat e zakonshme ndonëse këto të fundit janë patologji që zgjatin pak kohë, 3-10 ditë në dallim nga sëmundjet alergjike me kohëzgjatje disajavore në pranverë dhe vjeshtë. Me ardhjen e vjeshtës nis një stinë e mundimshme alergjish, ku teshtimat janë vetëm një prej simptomave. Bllokimet dhe rrjedhjet e hundëve, skuqjet dhe kruarjet e syve janë simptoma të tjera po aq të vështira të këtyre alergjive.

Vjeshta është një stinë shumë e vështirë për njerëzit që kanë ndjeshmëri të lartë ndaj mykut dhe polenit të bimëve. Për më tepër, shiu është gjithashtu një nxitës i alergjive sepse shpërndan më shumë polenin dhe mykun. E keqja e alergjive të vjeshtës është se ato nisin shumë herët dhe zgjasin më gjatë. Sipas mjekëve shenjat janë: kruarje dhe skuqje të syve, lotim, kruarje të hundës, sekrecione nazale të ujshme, kruarje të pjesës së sipërme të qiellzës së gojës, kruarje të fytit, kollë, probleme të lëkurës etj.

Por, mund të ndodhë po ashtu se nëse alergjitë nuk trajtohen çojnë në komplikacione, deri tek astma bronkiale. Shpesh të sëmurët paraqiten te mjeku vetëm në rastet më të rënda, kur kanë vështirësi në frymëmarrje. Moshat e reja janë më të prekurit, por nuk përjashtohen edhe personat e grupmoshës 50-60 vjeç.

Disa këshilla praktike që rekomandojnë ekspertët se si të përballoni stinën e vjeshtës dhe alergjitë. Kujdesuni për stomakun: Në përballjen me alergjitë është shumë e rëndësishme që njeriu të kujdeset për florën bakteriale në stomak. Njerëzit që vuajnë nga alergjitë e vjeshtës duhet të marrin çdo ditë probiotikë që të garantojnë mbrojtjen e organizmit.

Kujdes me ushqimet: Ushqimet e përpunuara, të modifikuara gjenetikisht, sheqeri, bulmeti, gluteni, alkoli përmbajnë substanca irrituese për organizmin. Këto substanca përkeqësojnë simptomat e alergjisë. Në tetor duhet të shmangni bananet, shalqirin, pjeprin, kastravecin, domatet dhe kungujt e njomë që mund të preken nga disa lloje barishtesh të cilat shkaktojnë alergji. Gjithashtu kujdes duhet të tregoni me çajin kamomil dhe të rubinit të kuq për të njëjtat arsye si më lart.

Ushqehuni me perime ngjyra: Në këtë stinë duhet të merrni me shumë vitaminë A, C dhe antioksidantë që luftojnë inflamacionin. Konsumoni më shumë brokoli, barishte të egra, karrota, selino, kungull të verdhë, qepë dhe hudhër. Për frymëmarrjen: Bëni avull për të zhbllokuar rrugët e frymëmarrjes dhe përmirësuar imunitetin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reshje shiu të dobëta dhe kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME